Pamjet/ E ndoqën për një muaj dhe zbuluan se ishte ai autori, policia jep detaje nga operacioni me një të arrestuar

Policia e Mallakastrës vuri në pranga një 64 vjeçar pasi dyshohet se është personi që ishte kultivuar kanabis në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Ngraçan.

Operacioni i koduar “Ngraçan” u finalizua pas një hetimi një mujor.

“Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi ibimëve narkotike”.

Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Ngraçan, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga hetimet dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. H”, tha Policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al