Pas lajmit se është shtatzanë, Ilda Bejleri publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

PANORAMA PLUS/ Moderatorja e njohur Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. “Panoram Plus” zbuloi lajmin se Ilda Bejleri ishte shtatzanë disa javë më parë. Moderatorja është shkëputur nga ekrani, duke u fokusuar kështu te kjo fazë në jetën e saj.

Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, Ilda më në fund ka postuar foton e parë në Instagram ku shfaq barkun e saj të rrumbullakosur. Postimi ka marrë urime dhe komente të shumta pozitive nga  miqtë dhe ndjekësit e saj.

Burime pranë saj na kanë bërë me dije se Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Aktualisht Ilda po vijon aktivitetin e saj normal në biznes, por edhe në jetën e saj duke shijuar edhe shtatzënësisë e saj. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë si Ilda dhe partneri i saj mezi po presin mbërritjen e vogëlushes së tyre, për të plotësuar kështu familjen.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al