Plagosja me sende të forta e një qytetari, ish-drejtori i OSHEE lihet në burg. Ja dëshmia e tij në gjyq

gjykatalezhe

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, i arrestuar dy ditë më parë për plagosje të rëndë me dashje, do të qëndrojë në burg.

Ai u njoh me rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.

Sipas korespondentit të Panorama, në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Nikolli ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi bashkëfshatari i tij me të cilin është konfliktuar, kishte qenë i armatosur.

Sipas burimeve, Nikolli ka goditur me sende te forta bashkefshatarin e tij, duke e lene te plagosur rende./E.H-PANORAMA

© Panorama.al