Publikohet videoja/ Si në filma, shikoni momentin kur policia nxjerr me forcë shqiptarin që tentoi të arratisej me makinë

Ky është momenti kur policia italiane ndalon 38-vjecarin shqiptar Erjol Nako në rrugët e Romës. Edhe pse i rrethuar nga 3 makina dhe 8 efektivë policie, shqiptari mbyll xhamat e makinës që të mos dorëzohet.

shqiptari

Në videon e publikuar nga mediat italiane duket se si efektivët e rrethojnë, i thyejnë xhamin e makinës dhe e nxjerrin me forcë. Shqiptari tenton të largohet por e shtrijnë në tokë dhe e neutralizojnë me mjet paralizues.

Ndërkohë shqiptar që tentoi të arratisej në Romë është i njohur për policinë italiane pasi është kapur më parë me drogë si dhe është akuzuar për dhunë në familje.

Mediat italiane thonë se ai mund të ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur po i ikte policisë pasi hodhi portofolin dhe orën nga dritarja e makinës. Kjo tregon gjendjen e tij të pasigurt psikologjike ndërsa mbetet për tu mësuar nëse kishte diçka tjetër përvec parave në portofol, me të cilin donte të shpërqendronte policinë.

PER TE PARE VIDEON KLIKONI KETU

© Panorama.al

Te lidhura