Rita Ora shfaqet plot stil dhe elegancë në fotot e saj të fundit në Instagram

PANORAMA PLUS/ Rita Ora dukej plot elegancë teksa ndau një sërë fotografish të mrekullueshme në profilin e saj Instagram.

Këngëtarja 31-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, ngjyrë të kuqe i kombinuar me motive të bardha.

Ajo i kishte të kapura flokët me një kapëse duke i lënë me një stil të çrregullt, ndërsa e kompletoi pamjen e saj me një grim të lehtë dhe buzët e kuqe të ndezur.

 

Rikujtojmë se konkurrenti i Ritës ka triumfuar në “The Voice Australia”. Mirëpo ajo që ndodhi është se shumë njerëz nuk ishin të kënaqur me rezultatin. 24-vjeçari u përball me 3 finalistë të tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, dhe disa mendonin se fitorja e tij nuk ishte e merituar.

Njerëz të shumtë akuzuan emisionin për racizëm duke thënë se çmimi iu dha Lachie vetëm se ishte i bardhë dhe tre konkurrentët e tjerë me ngjyrë. “Me siguri askush nuk është i befasuar që djali i bukur i bardhë fitoi”, shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Lachey fitoi? Tinguj për të bardhën”.

LEXO ME SHUME TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al