Roberti dhe Laureta nuk fshihen më, çifti publikon fotot në rrjete sociale

Vetëm para pak javësh këngëtari Robert Berisha zbuloi se po përjeton një lidhje të re dashurie. Gjatë një interviste Roberti bëri të ditur se po përjeton një romancë të re me një vajzë të quajtur Laureta.

Pas disa vëzhgimesh u mësua se vajza në fjalë është modelja Laureta Maqedonci. Dyshja duken se janë në kulmin e dashurisë së tyre tek sa kanë publikuar foto në rrjetet e tyre sociale.

Ishte pikërisht Laureta e cila e shpëndau atë në InstaStory ku duket mjaft e lumtur përkrah Berishës.

Çifti më i ri i showbizit shqiptar, Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci po e jetojnë fare lirshëm dashurinë e tyre, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” , dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin.  Ndërkohë rikujtojmë që lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren  Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al

Te lidhura