Sazani në flakë/ Pse nuk po ndërhyhet nga ajri? Kreu i Emergjencave: Jo çdo zjarr ka nevojë për helikopterë! Strukturat janë në këmbë

Prej pasdites së djeshme, ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë parë të arsyeshme të ndërhyjnë nga ajri. Drejtori i Emergjencave Civile qaron se të gjithë strukturat janë gatishmëri për të përballuar situatën.

zjarret

I pyetur se pse nuk po ndërhyhet nga ajri, Çako u shpreh se situata është nën kontroll dhe jo çdo zjarr ka nëvojë për helikopterë.

“Është një detyrë e jonë dhe e strukturave të Mbrojtjes Civile që të vazhdojë të mbrohet. Nuk është e thënë se çdo zjarr ka nevojë për helikopter, por ne jemi duke vlerësuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet. Të gjitha mjetet do të jenë në operacione”, u shpreh Çako për News24.

Ai siguroi me tej se të gjitha strukturor janë në këmbë, “ashtu sic kanë qenë edhe më parë. Unë jam në krye të detyrës me të gjitha strukturat qendrore dhe lokale”.

© Panorama.al