Shpërthim në kombinatin metalurgjik në Elbasan, plagoset një punonjës! Pëson djegie në gjymtyrë

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kombinatin metalurgjik në Elbasan.

Panorama.al mëson se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përpunimit të hekurit.

Si pasojë e shpërthimit, është plagosur një 38-vjeçar i identifikuar si Agron Mekshi.

Nga detajet e para, dyshohet se 38-vjeçari është punonjës i kombinatit metalurgjik dhe ka pësuar djegie në pjesën e dorës dhe këmbës.

© Panorama.al

Te lidhura