Thashetheme tradhtie dhe vështirësitë në Presidencë/ Kush janë Zonjat e Para shqiptare ndër vite

“Zonja e Parë” në vendin tonë më shumë sesa një detyrë, është një titull që merr bashkëshortja e Presidentit të vendit.

Ndonëse kryesisht në hije, Zonjat e Para të Shqipërisë kanë qenë femra të suksesshme, por përgjithësisht të tërhequra nga fokusi mediatik. Ka patur raste kur veç daljeve të tyre protokollare, ato kanë folur në media për histori skandalesh, thashethemesh, apo vështirësish. Tashmë Shqipëria bëhet gati të mirëpres një tjetër Zonjë të Parë. Armanda Begaj do të mbajë këtë titull për 5 vitet e ardhshme. Teksa tashmë kanë nisur të mësohen detajet e para rreth saj, ne po ju risjellim edhe njëherë në vëmendje disa nga Zonjat e Para ndër vite. Copëza nga rrëfimet e tyre, historitë e dashurisë, ditët e vështira dhe roli në Presidencë… 

Liri Berisha

Ndër Zonjat e Para të vendit tonë, ndoshta Liri Berisha është më e njohura. Bashkëshortja e ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit Berisha edhe ditët e sotme është një personazh i mediatizuar. Daljet e saj në media janë të rralla dhe vetëm për evente të rëndësishme. E njohur si një zonjë e paqtë dhe e angazhuar në kauza sociale, ajo për vite ka drejtuar edhe Fondacionin Fëmijët Shqiptarë. Vitin e fundit ajo erdhi për publikun shqiptar edhe me librin, “Nënë Tereza në jetën time”.

Ndër vite, Liria ka qëndruar krah bashkëshortit të saj, duke e mbështetur publikisht në sfidat dhe në angazhimet e tij politike. Megjithatë, vetë ka zgjedhur të jetë pak prezentë në media, duke u rrëfyer rrallë për publikun. “Ai ka shumë shije në të veshur madje jep shpesh mendime edhe në arredimin e shtëpisë. Edhe veshjet ne i kemi zgjedhur gjithnjë bashkë. Një defekt i tij është se gjithë jetën ka ecur shumë shpejt. Ka një hap gjigand. Dhe kur dalim bashkë nuk arrij të ec dot me ritmin e tij. Kjo ka qenë  shpesh arsyeja e zënkave tona ndoshta. Kur dilnim ai ecte dhe mua më duhej të vrapoja për të qëndruar në krah të tij. E meta e tij më e madhe do thosha se është moskufizimi i tij i orarit të punës. Dita e tij zgjat pambarim Kjo ka qenë një e metë që ia kam njohur që në fillim por që më pas filloi ta rëndojë paksa edhe familjen”. Më tej Berisha flet edhe për rolin e bashkëshortit të saj si baba, duke na sjellë imazhin e një tjetër personazhi nga ai që ishim mësuar të shikonim më llogoret politike.

“Ka qenë dhe është baba shumë i butë, i dashur dhe i përkushtuar. Edhe kur ka qenë mjek ai ka punuar me orë të gjata, ndaj më është dashur mua të jem më e rreptë dhe rregullatore me fëmijët. Kur ai kthehej në shtëpi, në familjen tonë vinte hareja. Kjo është arsyeja pse darkat në familje i kemi shijuar dhe i shijojmë edhe sot. Unë kam gatuar gjithnjë shumë mirë, sepse e kisha pasion dhe gatuaja me shumë  dëshirë për familjen time. Ai nuk hante askund përveçse nga dora ime. Ai nuk i ka qejf drekat e darkat në restorante. Tani mënyra jonë e ushqimit ka ndryshuar paksa sepse ushqehemi në mënyrë dietetike. Kryesisht gatuajmë vetëm perime me peshk dhe mish. Saliu ka një vullnet të  jashtëzakonshëm  që e tregon kudo, dhe si i tillë është shumë strikt edhe me ushqimin”, do të zbulonte Liria, në vitet kur Berisha ishte kryeministër. Ndërkohë që ishte Zonja e Parë e vendit, daljet e saj ishin edhe më të kufizuara, duke u shfaqur në ato pak dalje publike krah bashkëshortit të saj.

Lidra Mejdani

Kur Rexhep Mejdani u bë President i vendit, pak dihej për bashkëshorten e tij. Megjithatë në qarqet e arsimit, Lidra ishte shumë e njohur si një ndër mësueset më të njohura të Matematikës. Edhe pasi bashkëshorti i saj mori detyrën e lartë, Lidra vijoi krejt normalisht të vijonte detyrën e saj si mësuese në gjimnazin ‘Ismail Qemali’.

Gjatë atyre viteve, familja presidenciale ishte mjaft e tërhequr, duke u kufizuar tek detyrat e tyre dhe duke mos preferuar të ishin shumë prezent në media. Pas shumë vitesh, Lidra ka folur në media për angazhimin e saj si Zonja e Parë e vendit. Duket se krahas punëve të shtuara, edhe këndvështrimi i saj për Shqipërinë ka ndryshuar gjatë viteve të Presidencës së bashkëshortit të saj. “Kanë kaluar 17 vjet nga ato kohë, kur President ishte Rexhep Mejdani, por ama bëmë çfarë ishte e mundur në ato kushte që ishin. Sepse mendoni që ishte periudha 1997-2002, që ishte një periudhë e vështirë për Shqipërinë.

Por unë edhe fitova shumë. Në atë kohë mendoja se Shqipëria ishte rrethi im familjar, m’u desh të shëtisja gjithë Shqipërinë, dhe pashë që kishte shumë familje në nevojë, kishte dhunë, nuk kishte barazi gjinore. Dhe unë pata një ndërgjegjësim, që jo vetëm politika, por edhe më gjerë të bënin diçka që Shqipëria të ndryshonte.

Dhe një nga përpjekjet e mia ka qenë që gratë të përfshiheshin në politikë. Kisha atë ëndrrën për barazi sociale, por nuk janë aq entuziaste për këtë gjë. Pasi kam dëgjuar që gra nga Shoqëria Civile janë futur në politikë, dhe thonë kisha frikë se mos kur të futesha në politikë, do humbisja feminilitetin tim. Pra të ndryshon ambienti. Por unë shikoj një mesatarizim, që nuk dalin nga ato çka thotë partia, që nuk e ngrënë zërin.

LAJMIN E PLOTE  E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al