U arrestua në Itali, pesë ditë para se të kapej me 20 kg kokainë Agim Kajmaku udhëtoi nga Tirana në Ankona! Nipi i tij ish-drejtor në UKT, ishte zhvendosur…

Agim Kajmaku ish kryebashkiaku i Vorës i cili u arrestua në Itali pasi u kap me 20 kg kokainë kishte udhëtuar me avion nga Tirana në Ankona pesë ditë para se të kapej nga autoritetet e vendit fqinj.


Mediat shkruajnë se pas verifikimit ka rezultuar se ai ka udhëtuar drejt Monterubbiano bashkë me nipin e tij.

LEXO EDHE: Arrestimi i Agim Kajmakut, çfarë u zbulua gjatë kontrollit të kamionit në Durrës! Në skemë edhe politikanë të tjerë shqiptarë, llogaria e gruas me 2 mln $…

Ky i fundit ishte zhvendosur atje prej kohësh ndërkohë që më parë kishte qenë drejtor në UKT në Shqipëri.

Ata lëviznin duke kryer trafikun e drogës me mbështetjen e krimit të organizuar shqiptar. Autoritetet italiane kanë dyshime se në trafikun e drogës rezultojnë edhe politikanë të tjerë shqiptarë.

Kajmaku dyshohet se përdorte kompaninë e luleve të regjistruar në emër të gruas së tij për të kryer trafikun e kokainës në disa zona të Italisë ndërsa kontrolle janë kryer edhe në portin e Durrëst.

© Panorama.al