U përfol për një lidhje me Evi Reçin, Kledi Hysa habit me përgjigjen e tij! Ja çfarë thotë kur pyetet nëse… (VIDEO)

Panorama Plus/ Emri i ish-banorit të “Big Brother VIP” dhe modelit Kledi Hysa është përfolur shumë në mediat rozë për jetën e tij sentimentale.

Kohët e funit ai dhe këngëtarja Evi Reçi janë përfolur se mes tyre ka nisur një romancë. Por mes gjithë dyshimeve dhe thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë ata të dy.

Megjithatë duket se ka ardhur një lloj reagimi nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjiej pyetjes së një ndjekësi në Instagram.

“Je vetëm apo i lidhur?”- ishte pyetja e ndjekësit.

Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)

Vetë ata nuk ishin shfaqur krah asnjëherë njëri-tjetrit, por disa postime në Instagram ngritën dyshimet për nëj romancë. Në fotot publikuara prej tyre vihej re që kanë qenë në disa vende të përbashkëta. Për shembull, ata ishin të dy në Vlorë.

Pas zërave për një lidhje mes tyre Kledi dhe Evi u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar.” Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”.

Në festival Evi fitoi edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi. Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën.

© Panorama.al