Panorama Plus/ Pas pretendimeve se Kim Kardashian ka dëmtuar fustanin ikonë të Marilyn Monroe-s, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga muzeu ku mbahet veshja.

Muzeu “Ripley’s Believe It or Not!” publikoi një deklaratë dje, duke konfirmuar se Kardashuian nuk e ka dëmtuar fustanin e Monroe që veshi në Met Gala.

“Nga fundi i shkallëve të Met, ku Kim veshi fustanin, deri tek pjesa e sipërme ku u kthye, veshja ishte në të njëjtën gjendje në të cilën iu dha, në asnjë detaj tha zëvendëspresidentja e Ripley, Amanda Joiner, e cila mbajti fustanin ditën e Met Gala gjatë transportit nga Orlando në Nju-Jork.

Në deklaratë u vu gjithashtu në dukje se Kardashian nuk e pagoi Ripley-n për ta veshur fustanin, por dhuroi për dy organizata bamirëse në zonën më të madhe të Orlandos në emër të kompanisë.

“Ripley’s Believe It or Not! do të vazhdojë ta ekspozojë fustanin – në gjendjen e tij – deri në vjeshtë 2022”, thuhet në fund të deklaratës.

Ripley tha se fustani ishte dëmtuar në kohën kur kompania e bleu atë në një ankand në vitin 2016. Muzeu publikoi gjithashtu një foto të Kim Kardashian duke vizituar fustanin pasi e ktheu.

© Panorama.al