U vizitua nga Mbretëresha dhe Tom Cruise, fundoset restoranti lundrues ikonë! U shfaq në disa filma

Restoranti lundrues, i cili ishte shumë i njohur në Hong Kong është fundosur, disa ditë pasi u zhvendos nga porti ku qëndroi për 50 vite.

restoranti lundrues1

Restoranti Jumbo u përmbys në Detin e Kinës Jugore teksa po lundronte drejt një destinacioni që nuk është zbuluar nga kompania.

Aberdeen Restaurant Enterprises tha se “ishin shumë i pikëlluar nga incidenti”, por se asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua.

Restoranti u mbyll në mars 2020 për shkak të pandemisë Covid-19.

Më shumë se 3 milionë njerëz raportohet se kanë ngrënë kuzhinën e saj kantoneze përgjatë viteve, përfshirë Mbretëreshën, Tom Cruise dhe Richard Branson.

Restoranti është shfaqur në disa filma, përfshirë një të James Bond, por pandemia i dha goditjen fatale biznesit.

Pronarët thanë se inxhinierët inspektuan restorantin lundrues përpara udhëtimit. Anija do të qëndronte në një vend, emri i të cilit nuk do zbulohej, ndërsa priste një operator të ri.

restoranti lundrues

Por u përmbyt të dielën pranë ishujve Paracel për shkak të kushteve atmosferike.

“Thellësia e ujit ishte mbi 1000 metra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë shpëtimin e anijes”, tha kompania.

Ndërsa pandemia i dha goditjen fatale, restoranti ishte përballur me probleme financiare prej vitesh.

Operatori Melco International Development tha muajin e kaluar se biznesi nuk kishte qenë fitimprurës që nga viti 2013 dhe po bënte humbje të mëdha.

© Panorama.al