“UNUM” sjell në Shëngjin mijëra të rinj nga bota dhe 75 artistë me famë ndërkombëtare

Shëngjini është bërë epiqendra e të rinjve nga e gjithë bota, këtë fillim qershori. Në këtë zonë turistike po mbahet festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike “UNUM”. Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin.

unum

Kjo është motoja e edicionit të tretë të këtij eventi, pjesë e të cilit janë bërë mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj. E shtuna dhe e diela, solli pikun e pjesëmarrjeve.

Mbi 10 mijë të rinj shqiptar dhe vende të ndryshme të botës iu bashkuan këtij eventi, përgjatë këtyre dy ditëve, duke u bërë pjesë e atmosferës elektrizuese, ku 75 artistë me fame botërore luajnë muzike përgjatë 24 orëve në tri skenat e vendosura.

ÇFARË THONË PJESËMARRËSIT

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësit thonë se ky festival po i përmbush në maksimum pritshmeritë e ture, thonë se janë të surprizuar me bukuritë e Shëngjinit e Shqipërisë.

“Kam lindur në Gjenevë. Unë jam nga Martinejt. Më pëlqen ky Festival. Çdo gjë është shumë e mirë këtu. Më pëlqen ky festival, ka këngë të mira”.

“Vij nga Gjermania. Është hera ime e parë që vij këtu. Tradita është perfekte. E dua këtë vend pasi është një qytet vërtet i bukur”.

“Vij nga Kosova. Muzika është e mirë, koha është shume e mirë, njerëzit janë të mirë. Në përgjithësi atmosfera është e mirë dhe po kënaqemi si vitin e kaluar”, thonë pjesëmarrësit.

© Panorama.al