VIDEO/ Dalin pamjet, kush është vajza ‘misterioze’ që shfaqet krah Donald Veshajt në një klub nate

PANORAMA PLUS/ Donald Veshaj është një ndër emrat më të lakuar gjatë këtyre muajve në showbizzin shqiptar dhe kjo gjë bën që ai të jetë nonstop në syrin e publikut duke kapur çdo lëvizje të tij.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video ku ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin. Gjatë një koncerti ku ndodhej Donaldi, në pamjet e publikuara ai gjendet në ‘backstage’ duke u përqafuar me një vajzë.

Pamjet e paqarta dhe në errësirë bën që ndjekësit të ngrejnë dyshime se kush ishte vajza misterioze. Por dilema mori fund, ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se vajza me të cilën aktori i humorit shfaqet aq afër është mikesha e tij e ngushtë Fifi.

@lirid1 #folshqip #vip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ original sound – 1M 👁1M ❤️1M Followers

Kujtojmë se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë “BBVIP” të cilën e forcuan edhe pas mbarimit të spektaklit. Reth një muaj më parë dyshja pati një keqkuptim mes njëri-tjetrit ku në rrjet qarkulluan lajme se Donaldi dhe Romeo kishin përdorur videon e këngëtares gjatë momentit ku asaj i bien të fikët brenda në shtëpi për një skeç në emisionin e tyre. Por çdo gjë u sqarua pasi Fifi ishte e ftuar në programin e dy binjakëve dhe rrëfeu si ndodhi keqkuptimi.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al

Te lidhura