VIDEO/ Flakët vijojnë të përhapen masivisht në Sazan, pamje nga ishulli që po digjet

Që prej mesditës së kësaj të diele flakët kanë përfshirë ishullin e Sazanit, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke djegur masive me pisha.


Panorama.al ka mundur të sigurojë pamjet live nga ishulli, i cili po digjet.

Siç shihet dhe nga videoja e mësipërme, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe shkurre, duke ngritur një shtullungë gjigante tymi mbi ishull.

sazan flaket 5

Edhe pse Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit ndërhynë që prej mesditës për të neutralizuar flakët, duket se ndërhYrja nga ajri është emergjente. Duke marrë parasysh se aty ka qenë dhe një ish-repart ushtarak, Ekziston rreziku që të ketë dhe shpërthime municionesh të pa shpërthyera.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se në terren ndodhen 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcave zjarrfikëse të Vlorës. Sipas pamjeve duket se situata është shqetësuese.

© Panorama.al

Te lidhura