VIDEO/ Shpërthen në flakë makina në një bllok pallatesh në qendër të Tiranës, rrezikohen banesat aty pranë. Qytetarët dalin të alarmuar nga shtëpitë

Një automjet ka shpërthyer në flakë në zonën e Tregut Çam, në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Panorma.al makina është përfshirë nga flakët në afërsi të një blloku pallatesh, duke rrezikuar dhe banesat aty pranë.

Makina është dejgur ngjitur me murin e pallatit duke bërë që flakët dhe tymi të përhapen deri në katin e tretë.

Flakët kanë shkaktuar panik tek banorët, të cilët siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme dalin të alarmuar në rrugë.

Është dashur ndërhyrja e ekipit zjarrfikës për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimopr ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të djegies së makinës.

© Panorama.al