(VIDEO) Skoda përplas të moshuarin/ Drejtori i policisë i jep ndihmën e parë, shoferi ia mbath nga vendngjarja por më pas vihet në pranga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme kur një automjet tip Skoda ka përplasur një të moshuar duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Ka qenë vetë drejtori i policisë së Elbasanit i cili ka pikasur të moshuarin e plagosur dhe menjëherë është bërë ndalimi i shoferit, raporton korrespondeti i Panorama.al

Ndaj shoferit është ngritur postbllok dhe është vendosur në pranga për përplasjen e të moshuarit dhe largim nga vendi i ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura