VIDEO/ Vijon zjarri në Tale të Lezhës, i favorizuar nga era djeg një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire zonën “Kënetës” pranë bregdetit të Tales në Lezhë që prej orës 17:00 të pasdites së sotme.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al zjarri vijon të jetë ende aktiv dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, i favorizuar dhe nga era në zonë.

Ndërkohë flakët janë duke u mbajtur nënë kontroll dhe deri tani nuk shfaqet ndonjë rrezik për banesat.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe efektivët e policisë të cilët po përpiqen për neutralizimin e zjarrit.

© Panorama.al