Videolajm/ Momenti kur mjeti përfshihet nga flakët, shoferi e pasagjeri largohen me vrap dhe …

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Në pamje, shihet momenti kur shoferi ndalon mjetin pasi vë re se po dilte tym.

Së bashku me pasagjerin dalin nga makina dhe në atë çast shikojnë flakët poshtë mjetit.

Të dy largohen me vrap dhe shkojnë pranë një godine, ku marrin ujë për të shuar zjarrin në automjet.

© Panorama.al