Vihet në pranga 54-vjeçari/ Tentoi të kalojë ilegalisht përmes Kakavijës dy shqiptarë për në Greqi

Policia ka vendosur ka arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar i cili ishte duke transportuar 2 persona që të kalonin kufirin e Kakavijës për në Greqi në mënyrë të paligjshme.

1567238931_1536235831arrestim-770x434-1-500x282

54 vjeçarit i është sekuestruar një automjet dhe një aparat celular. Sipas policisë, 54 vjeçari u arrestua në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë teksa po transportonte 2 shtetas shqiptarë kundrejt fitimit me qëllim që të kalonin kufirin për në  Greqi, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kakavije, Gjirokastër

U kap në flagrancë, në afërsi të PKK Kakavije, duke transportuar 2 shtetas, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 54-vjeçari.  Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kanë bërë arrestimin e shtetasit H. A., 54 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në   Greqi, në mënyrë të paligjshme.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

© Panorama.al