Vihet në pranga shqiptari/ Kapet pushka me dylbi, bashkë me një italian dhe një grua zhvatnin me armë mes pyjeve trafikantët e drogës dhe blerësit e tyre

Policia italiane ka vendosur në pranga tre persona, midis tyre një shtetas shqiptar, të cilët nën kërcënim e armëve zhvatnin trafikantët e drogës. Operacioni i kryer nga Karabinierët nën drejtimin e Prokurorisë Publike Verbania, përfundoi me arrestimin e tre personave, aktiviteti, i cili fillon në dhjetor 2021, kur në pyllin e Brovello-Carpugnino më 29 mars u vendosën në pranga tre trafikantë droge.Arresti armi clandestine carabinieri Domodossola-2

Më pas policia vijoi hetimin duke u përqendruar vëmendjen në disa subjekte, emrat e të cilëve ishin lidhur me trafikun e drogës.  Nga hetimi rezultoi se tre personat e arrestuar përdornin armët, midis tyre edhe një pushkë me dylbi, me anë të të cilave zhvatnin dhe kërcënonin trafikantët dhe klientët e trafikut të drogës.

Veprimtaria tekniko-hetimore bëri të mundur identifikimin e subjekteve të përfshirë: ata janë dy italianë, një burrë dhe një grua dhe një shtetas shqiptare, të cilët nga veprimtarinë e kishin të shtrirë në zonën midis Omegna dhe Domodossolas, shkruajnë mediat italiane. 

Gjatë kontrolleve, në vendbanimet e të treve dhe në pikat e ndryshme mbështetëse përkatëse, u gjetën armë dhe një numër i madh municionesh të kalibrave të ndryshëm, mes tyre dy pistoleta daulle pa nunër si dhe 40 gram kokainë.

© Panorama.al