Zemërthyer për ndarjen e tyre, por Michael B. Jordan dhe Lori Harvey nuk kanë mbetur as miq

Sikurse është raportuar lidhja e Michael B. Jordan dhe Lori Harvey ka marrë fund. Ylli i ‘Creed’, 35 vjeç, dhe modelja, 25 vjeç, janë ndarë zyrtarisht pas më shumë se një viti lidhje.

‘People’ raportoi se Michael dhe Lori janë të dy zemërthyer nga ndarja dhe ende e duan njëri-tjetrin.

“Michael është pjekur shumë gjatë marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për një kohë të gjatë,” -tha burimi për revistën.

“Ai u përfshi emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë. Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri”.

Vetë ata nuk kanë dalë në asnjë deklaratë zyrtare. Mirëpo, bie në sy fakti se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke konfirmuar kështu zërat. Modelja ka fshirë edhe fotot me ish-partnerin kurse Michael i ruan ende. Ky veprim ka lënë të kuptohet se ata nuk kanë mbetur aq miq pas ndarjes së tyre ndonëse thuhet se duhen ende. Shkaku i ndarjes? Mbetet i panjohur.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al