Zgjatet afati i pezullimit për Edvin Priftin, mjeku nuk mund të ushtrojë profesionin edhe 3 muaj të tjerë. Zbulohet arsyeja

edvin priftiGjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti.

Siç bën me dije News24, SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun dhe po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë, pasi u operua nga mjeku Prifti.

Më herët, Prifti qëndroi i pezulluar për 1 vit në kuadër të një çështjeje për korrupsion, pasi doli në përgjime teksa po hetohej për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Prifti u akuzua nga SPAK një vitë më parë pas disa përgjimeve të nisura për shkak të korrupsionit në gjykatën e Krujës. Gjatë përgjimeve u konstatuan edhe biseda për dhënie parash në drejtim të Edvin Priftit, gjë të cilën ai e ka mohuar.

© Panorama.al