[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Bernardo Silva raportohet se ka pranuar që t’i bashkohet Barcelonës. Tash e një kohë raportohet se portugezi e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, por ende nuk ka ndodhur një lëvizje e tillë – transmeton Gazeta Express.

“Sport” ka raportuar këtë të diel se Silva i ka thënë “PO” Barcelonës. Një arritje mes lojtarit dhe klubit katalunas nuk duket e vështirë për t’u arritur, por ajo mes klubeve po. Manchester City thuhet se kërkon 100 milionë euro për shitjen e 27-vjeçarit, çmim i cili duket vështirë i përballueshëm për Barçën.

Në anën tjetër, Barcelona thuhet se po dëshiron të fillojë bisedimet me klubin anglez me një ofertë të parë prej 60 milionë eurosh.

Ndryshe, Bernardo Silva me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.