[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Pronarët e Mançester Sitit kanë shtuar dhe një klub tjetër në zinxhirin e skuadrave që ata zotërojnë. Sipas mediave britanike, ata janë fare pranë mbylljes së marrëveshjes për blerjen e aksioneve të klubit të Palermos.

Sipas “Daily Mail”, ata kanë arritur një marrëveshje për blerjen e klubit për 13 milionë euro. “City Football Group” zotëron një mbretëri klubesh që nga Oqeania deri në SHBA.

Shefi i Palermos, Dario Mirri, ka pasur një takim me drejtuesit e Sitit të premten në mëngjes, duke rënë dakord për blerjen e 80% të aksioneve të klubit. Sipas gazetës italiane “Giornale di Sicilia”, Mirro do të vijojë të qëndrojë president i klubit me 20% të aksioneve.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.