[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Borussia Dortmundi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të Luis Suarezit. Sulmuesi uruguaian, përmes menaxherëve të tij i është ofruar klubit gjerman.

Asistenti i Alain Giresse: Kosova ka potencial për t’u ngritur, tifozët at…
Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Germany”. 35 vjeçari aktualisht është lojtar i lirë pasi e mbylli eksperiencën me Atletico Madridin. Suarez dëshiron të luajë ende në nivele të larta në futbollin evropian, pasi e bëri këtë me Ajaxin, Liverpoolin, Barcelonën dhe në fund me Atleticon.

Ai po ashtu lidhet me kalimin e mundshëm në ndonjë klub të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të Amerikës Latine, nëse nuk e gjen ndonjë angazhim në Evropë. Suarez ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në botë në dekadën e fundit.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.