[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Qëndrim apo largim nga Manchester United? Kjo është pyetja që po mundon prej muajsh Cristiano Ronaldon.Sipas asaj që shkruan The Athletic, sulmuesi portugez është kthyer në Manchester. Në bazë të asaj që shkruhet, shumë shpejt do të ketë një takim mes palëve, ku do diskutohet një herë e mirë çështja e të ardhmes.

Pozicionet dihen. Klubi i “Djajve të kuq” kërkon që CR7 të mos largohet, pasi trajneri Ten Hag e ka pjesë të skemave për sezonin e ri. Në krahun tjetër, vetë një nga më të mirët e botës e ka shprehur dëshirën e tij për të ndërruar destinacion.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.