Sipas yjeve, çdo shenjë është më e përputhshme me një të caktuar, ka kiminë më të mirë dhe marrëdhënia e tyre mund të jetë karmike.

Lexoni më poshtë me cilën shenjë të zodiakut bëni ndeshjen perfekte dhe së bashku mund të përjetoni momente unike dhe të krijoni një dashuri që do të zgjasë me kalimin e kohës!

Dashi – Ujori

Ujori mendjehapur dhe gjithmonë pionier di si ta bëjë një Dash të zjarrtë të shkëlqejë dhe të nxjerrë në pah të gjithë potencialin dhe veçantinë e tij.

Demi – Gaforrja

Vetëm Gaforrja emocionale mund t’i japë Demit sigurinë, kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin që ata kërkojnë në marrëdhëniet e tyre.

Binjakët – Peshorja

Komunikimi mes tyre është i lehtë dhe ata kanë një mënyrë unike për të kuptuar se çfarë dëshiron tjetri pa thënë shumë!

Gaforrja – Peshqit

Gaforrja e ëmbël gjen tek Peshqit ëndërrimtarë romancën, butësinë dhe dashurinë që i nevojiten për t’u ndjerë i sigurt dhe i plotë emocionalisht.

Luani – Shigjetari

Shigjetari dhe Luani kanë të njëjtën flakë për jetën, tensionin dhe aventurën. Ata dinë të argëtohen dhe së bashku mund të kalojnë momente të paharrueshme!

Virgjëresha – Demi

Virgjëresha është organizative dhe i kushton shumë vëmendje detajeve, duke u përpjekur gjithmonë të jetë perfekte. Demi praktik mund ta kuptojë gjithmonë dhe ta këshillojë që të gjejë zgjidhjen më të mirë për çdo problem.

Peshorja – Dashi

Peshorja dhe Dashi mund të krijojnë një marrëdhënie me kimi të jashtëzakonshme, pasion dhe lumturi të madhe!

Akrepi –Gaforrja

Akrepi është dyshues dhe i vështirë për t’u hapur. Me Gaforren ndihet i sigurt dhe mund te leshohet por edhe te ndihet i sigurt nga perkushtimi qe do i tregoje.

Shigjetari – Binjakët

Shigjetari mund të përjetojë aventurën që kërkon në jetë përkrah një Binjaku që e sheh jetën si një lojë dhe shijon çdo moment në çdo mënyrë.

Bricjapi – Demi

Bricjapi është logjik dhe shumë praktik. Ai punon me mendjen dhe jo me zemrën sepse gjithmonë dëshiron të bëjë atë që është e drejtë dhe e pranueshme. Demi i ka këmbët fort në tokë dhe mund ta kuptojë plotësisht atë dhe të jetë mbështetja e tij e madhe.

Ujori – Luani

Ujori eksentrik dhe Luani gjithnjë magjepsës bëjnë çiftin perfekt që dinë të jenë ndryshe dhe të tërheqin të gjithë sytë te vetja.

Peshqit – Akrepi

Akrepi është një personazh i mbyllur, por është shumë emocionues. Nga Peshqit ai do të marrë dashurinë dhe besimin që dëshiron dhe do t’i japë të gjithë romancën dhe butësinë që fsheh brenda.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.