[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Simone Inzaghi ka folur për Sportitalia pas barazimit 2-2 të Inter-it në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e djeshme kundër Monaco: “Jam shumë i kënaqur, ata janë më përpara në përgatitje”, ka thënë trajneri i zikaltërve.

“Jam shyumë i kënaqur, jemi përballur me një skuadër që ka nisur grumbullimin më 16 qershor. Këto ndeshje do të na ndihmojnë të gjejmë formën, kemi pësuar dy gola, por skuadra ka qëndruar e bashkuar dhe ka rikuperuar disavantazhin prej dy golash.

“Lojtarët janë sakrifikuar, nuk jemi dorëzuar dhe mund edhe ta kishim fituar ndeshjen”, ka shpjeguar trajneri i klubit milanez.

“Në këtë moment jemi në vështirësi me mbrojtësit, D’Ambrosio ka bërë shumë mirë. Kam disa drejtues shumë të aftë, duhet ta mbyllim këtë boshllëk, po zhvillohet një negociatë e rëndësishme dhe unë po këmbëngul që të mbyllet sa më shpejt”.

Inzaghi i është referuar Gleison Bremer, qendërmbrojtësi brazilian i Torino-s, i cili është shumë afër zikaltërve dhe nga java e ardhshme mund të përforcojë repartin e mbrojtjes të zikaltërve.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.