[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ishte duke pushuar me gruan e tij Anna në restorantin Lio të mërkurën. Në të njëjtën kohë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez shkoi në atë restorant.

Mediat ndërkombëtare raportuan se ai ishte një takim i fshehtë mes dyshes. Ndërkohë, AS ka zbuluar detaje nga biseda që kishte dyshja.

“Mezi pres të stërvitem me ju”, raportohet t’i ketë thënë sulmuesi polak Xavit. Megjithatë, transferimin e tij në Katalonja po e pengon Bayern Munichu, që po mundohet ta mbajë polakun në “Allianz Arena”


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.