[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Për të ardhmen e brazilianit Neymar është folur shumë, teksa mediat franceze vijojnë të këmbëngulin në largimin e tij nga PSG-ja, megjithatë për t’i hedhur ujë zjarrit ka menduar vetë ylli Brazilian.

Duke folur për mediat, Neymar u shpreh se dëshiron të qëndrojë në Paris, ku ka ende edhe shumë vite kontratë, teksa shtoi se askush në klub nuk i ka thënë se duhet të largohet.

“Nuk kam çfarë të komentoj për të ardhmen time, pasi kam ende edhe disa vite kontratë me PSG-në dhe dua të qëndroj këtu. Nuk e di vullnetin e klubit, por deri tani askush nuk më ka thënë se duan të më shesin apo largojnë. Unë mendoj vetëm të luaj e të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat, ndaj zërat e merkatos nuk më shpërqendrojnë aspak”, u shpreh Neymar.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.