[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Pas afrimit të Di Maria, Pogba dhe Bremer, Juventus duhet të shesë lojtarë dhe duhet të bëjë shpejt, në mënyrë që ta përforcojë akoma më shumë ekipin për sezonin e ri. Emri i parë në listën e lojtarëve që duhen larguar është ai i Arthur.

Braziliani nuk ka bindur kurrë në Torino, por nuk do të jetë e lehtë që të gjendet një ekip për të, duke parë rrogën e lartë që merr te bardhezinjtë. Barcelona duket se është vënë në lëvizje për brazilianin. Një tjetër ekip i interesuar është Arsenal-i.

Pengesa më e madhe për një kthim të mundshëm të lojtarit në Camp Nou është numri i madh i mesfushorëve që janë te skuadra katalanase. Kështu që, në mënyrë që të bëjnë blerje spanjollët do të duhet të shesin. Emri i parë është ai i Frankie de Jong: holandezi kërkon të ndërrojë ambient dhe shitja duket si zgjidhja më e pëlqyer nga të gjitha palët.

Një ide e mundshme që mund të marrë formë në javët e ardhshme, edhe pse duke shumë e vështirë, është ajo e një këmbimi mes Arthur dhe De Jong: një operacion i ri mes Juventus-it dhe Barcelona-s.

Vlerësimi i holandezit është rreth 80 milionë euro, ndërsa ai i brazilianit është rreth 40 milionë, që do të thotë se bardhezinjtë do të duhet të paguajnë edhe një shumë të rëndësishme. Megjithatë, Massimiliano Allegri do të kishte regjisorin e tij dhe tifozët e Zonjës së Vjetër kanë filluar të ëndërrojnë.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.