[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Tirana do kërkojë të bëjë paraqitje pozitive ndaj Zrinjski të martën në orën 20.00. Në prag të këtij takimi (Air Albania) për mediet nuk ka folur vetëm trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, por edhe portieri Visar Bekaj. Për Bekaj dështimi në Champions erdhi pasi mungonte eksperienca.

“Edhe unë marr përgjegjësitë e mia dhe mendoj se kam atë kualitet që mund t’i ndaloja ato gola, jam aty për të ndihmuar ekipin.Psikologjikisht kemi qenë pak keq, gjatë ditëve normalizohet situata, s’kemi kohë te merremi me ndeshjen që ka kaluar, tashmë duhet të fokusohemi te ndeshja që kemi para.Duhet të kemi kujdes, duhet të luajmë si dimë të luajmë, të kemi besim. Si në kampionat, na ka mbajtur harmonia dhe kjo duhet të jetë dhe në këtë ndeshje

Duhet të futemi gjithmonë ta vlerësojmë kundërshtarin në limite, ta respektojmë ça ka bërë në të kaluarën. Futemi në këtë ndeshje duke e menduar si kundërshtar i fortë, por mendojmë për fitore.I kemi analizuar mirë. Trajneri na uli, na tha që është mungesë e eksperiencës. Ne duhet të mësojmë prej të kaluarës dhe të punojmë përpara” – Tha ai.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.