[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Chelsea ka nisur një epokë të re nën drejtimin e amerikanit Todd Boehly. Pavarësisht se merkatoja verore nuk nisi mirë, “Blutë e Londrës” në vazhdim janë përfocuar me disa elementë të rëndësishëm.

Megjithatë, sulmi dhe mbrojtja janë repartet më problematike për klubin londinez. Së fundmi, në repartin e prapavijës Chelsea rinovoi me kapitenin Cesar Azpilicueta dhe afroi Cucurellan. Ndërsa në repartin e sulmit, klubi ka pasur largime të shumta.

Romelo Lukaku dhe Timo Werner janë dy largimet që kanë sjellë jo pak zhgënjim te tifozët e “Bluve” të Londrës. Gjermani u bashku me Chelsea-n në vitin 2020, ndërsa belgu u rikthye në vitin 2021. Në këtë merkato verore të dy lojtarët u larguan për të hedhur poshtë 150 milionë stërlina të shpenzuara për ta.

Me pronarin të ri klubi, me sa duket, po mendon të ndryshojë strategji dhe kjo u pa shumë qartë në ndeshjen e parë të sezonit përballë Evertonit. Aktivizimi i Armando Brojës tregon që klubi në të ardhmen do t’i japë më shumë besim akademisë.

Shqiptari erdhi nga stoli dhe luajti për më shumë se 20 minuta. “Ylli” i Kombëtares Shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë.

Broja luajti sezonin e fundit në huazim te Southamptoni, ku shkëlqeu me paraqitjet e tij, por pavarësisht ofertave nga klubet e Premier League-s për të blerë kartonin e 20 vjeçarit, trajneri gjerman, Tuchel, dëshiron ta ketë pjesë të ekipit.

Pavarësisht se e ardhmja e tij ende është në pikëpyetje, sipas raportimeve nga Anglia për shqiptarin ka vendosur veton Thomas Tuchel, që do ta ketë pjesë të rëndësishme të organikës për sezonin e ri.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.