Këto shenja të Horoskopit njihen si korrekt, ambicioz dhe fisnik. Por kur vjen puna tek hatërmbetja, varin turinjtë për një fjalë goje. Njihuni me shenjat e Zodiakut që mërziten për gjënë më të vogël:

1.Virgjëresha

Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, perfeksioniste e lindur dhe shumë kërkuese tek vetja e të tjerët, por ama mbetjen e hatrit e ka të theksuar. Nëse diçka nuk shkon sipas planit të saj, i ngel menjëherë hatri dhe mban qëndrim ndaj personit tjetër.

2.Peshqit

Të lindurit në shenjën e Peshqve mërziten për çdo gjë që i rrethon dhe dëshirojnë që të tjerët të kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo është e pamundur, pasi secili ka mendjen dhe karakterin e tij. Kur nervat e tyre testohen, nuk kanë durim të mirëkuptojnë të tjerët dhe mërziten shpejt. Në përgjithësi mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet aq sa duhet dhe i ngel hatri shumë shpejt. Ata mbajnë vendin e parë, si shenja që i ngel hatri më shumë dhe qajnë vazhdimisht në momentin e parë që preken emocionalisht.

/e.d


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.