[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Sipas mediave kiliane, sulmuesi Alexis Sanchez do të lërë skuadrën e Interit për të luajtur me Marsejën në League 1. Palët kanë gjetur marrëveshjen për këtë tranferim, me lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro për sezon.

Një pagë që është shumë më e ulët nga ajo që sulmuesi merr aktualisht tek Interi, por ku nuk po gjen hapësira. Sidomos tani që në ekip është rikthyer Romelu Lukaku. Gjithsesi, kiliani ka dëshirë të rikthehet të luajë titullar dhe mbi të gjitha në një ekip që luan në Champions League.

Pritet që zyrtarizimi i transferimit të Sanchez në Francë të bëhet brenda datës 15 gusht. Kontrata e Interit me sulmuesin skadon pas një viti (30 qershor 2023). Nga ky transferim pritet që klubi zikaltër të arkëtojë 7-8 milionë euro, duke ulur pretendimet që kishte më herët.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.