[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Kampionia shqiptare e Europës në garën me pengesa 3000 metra, Luiza Gega ka mbërritur në Rinas, ku është pritur me një ceremoni të organizuar në nder të saj. Në fjalën e saj, atletja tha se ka bërë shumë sakrificë dhe ka punura fort për të arritur këtë rezultat.

‘Feleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund tja dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit.’u shpreh Luiza Gega.

Ministrja e Sportit Evis Kushi, u shpreh se Luiza Gega eshte modeli që duhet të ndjekë çdo i ri.

‘Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se ke trup i vogël ka një vajzë dinjitozë, e nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson’- u shpreh ministrja e Sportit Evis Kushi.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.