[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më “mish i huaj” për Manchester United. Sipas tabloidëve anglezë, përçarja në dhomat e zhveshjes së “Djajve të Kuq” është e pandreqshme. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po izolohet gjithnjë e më shumë nga shokët e tij. Synimi i portugezit mbetet largimi me çdo kusht nga “Old Trafford”.

Sipas informacioneve të “Daily Mirror”, Cristiano Ronaldo është detyruar ta hajë drekën vetëm në klub dhe larg shokëve të skuadrës, i mërzitur nga përpjekjet për t’u larguar nga Manchester United.

Dy humbjet e para të rënda në kampionat kanë përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. 37-vjeçari nuk ka marrë oferta konkrete për t’u ulur në negociata largimi me drejtuesit e klubit anglez, por do të insistojë deri në fund të merkatos për të gjetur një zgjidhje.

Në fushë kundër Brentford, CR7 tregoi të gjithë zhgënjimin e tij, të dukshëm edhe gjatë stërvitjes. Atmosfera e tensionit po penalizon ekipin, aq sa i njëjti Ten Hag, që e përjashtonte largimin e yllit portugez, tani ka dhënë “ok” për lamtumirën e lojtarit.

Kjo, me qëllim për të rifituar qetësinë e humbur në skuadër. Sipas tabloidëve britanikë, trajneri holandez ka ndryshuar mendje për të ardhmen e kampionit luzitan dhe tani është gati të bëjë pa të. Kohezioni ekipor është i domosdoshëm për për Manchester United në vështirësi të mëdha, që vjen nga fillimi më i keq në Premier League në 101 vitet e fundit.

Sipas “The Athletic”, Manchester United po vlerëson zgjidhjen e kontratës, por do ta konsiderojë lamtumirën e tij vetëm nëse gjen një zëvendësues në sulm. Javët e fundit janë lakuar emrat e Arnautovic, Sesko, Morata, Vardy dhe madje edhe Mauro Icardi.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.