[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

E ardhmja e Marco Asensios është ende në ajër. Sulmuesi mund të largohet nga Real Madrid, nëse në zyrat e Los Blancos mbërrin oferta e duhur.

El Pais zbulon të reja të rëndësishme. Sipas asaj që shkruhet, klubi i ka kërkuar trajnerit Ancelotti që të mos aktivizojë lojtarin. Tekniku italian ka vepruar në vijë të drejtë me kërkesat e klubit, të paktën deri më tani, pasi nuk e ka aktivizuar lojtarin në javën e parë të kampionatit.

Kontrata e sulmuesit skadon në vitin tjetër, me Real Madrid që nuk mendon rinovimin. Edhe pse në sezonin që lamë pas, 26 vjeçari kapi shifrën e 31 paraqitjeve dhe 10 golave, kjo nuk bindi aspak drejtuesit.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.