[ KRITERE.COM ⚽ VEDI CALCIO GRATIS ]

18 raste për gol, 7 gjuajte në kuadrat, 59% kontrolli i topit, por këto shifra nuk ishin mjaltshëm për të dalë me pikë të plota nga “Gewiss Stadium”. Milan ngec në transfertë përballë Atalanta-s, banda e Piolit largohet me një shije të hidhur dhe me një pikë. Kuqezinjtë luajtën pa frikë, në çdo moment kërkuan të kishin ata kontrollin e topin, zhvilluan një futboll ofensivë, por ishin të zotët e shtëpisë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të me Malinovski-n.

Në pjesën e dytë, trajneri Pioli hodhi në fushë të gjithë ofensivën e rëndë, mes tyre De Ketelaere dhe dyshja Giroud-Origi. Në të 68 ishte Bennacer që barazoi shifrat në 1-1. Berat Gjimshiti, si gjithnjë titullar dhe protagonist për Atalanta-n, pësoi një dëmtim në minutën e 82-të duke u larguar nga fusha e lojës, Gaspetini shpreson që të bëhet fjalë thjesht për një goditje. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1 duke mos mbajtur dot hapin e Napolit dhe Inter.

Blutë e Spallettit mposhtën Monza-n me rezultatin e thellë 4-0 duke marrë provizorisht kreun e Serie A.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware full-text RSS article import plugin for WordPress.